GJK rrëzon ankimimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për “Arrestin me burg”

Aktualitet

GJK rrëzon ankimimin e ish-ministrit të Shëndetësisë,

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ai kërkoi lirimin nga masa e “arrestit me burg”, duke bërë një ankimim në Kushtetuese dhe duke e konsideruar atë të papajtueshme me Kushtetutën, raportohet sipas burimeve të Euronews Albania.

Gjithashtu, Beqaj kërkonte rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për çështjen e tij.

Beqaj po hetohet për dosjen e SASPAC, ku dyshohet se ka abuzuar me fondet e BE-së kur ishte në krye të kësaj agjencie.

Ndërsa për çështjen e sterilizimit, ish-ministri po ndiqet në gjendje të lirë. Në këtë dosje janë 8 persona nën akuzë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion