Gjirokastra bëhet gati për votimet, pritet pjesëmarrje e lartë e emigrantëve

Në qarkun e Gjirokastrës po bëhen përgatitjet e fundit për të gjithë qendrat e votimit për zgjedhjet e të dielës së 14 Majit.
Materialet zgjedhore që ndodhen në pallatin e Sportit pritet që deri në orën 15:00 të shpërndarë materialet zgjedhore në çdo qendër.
Në këtë qark votojnë rreth 122, 806 votues në 201 qendra votimi, një numër që krahasuar me zgjedhjet e fundit është ulur me 400 votues.
Ndër të tjera mësohet se në Gjirokastër kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e OSBE-së të cilët kanë qenë të pranishëm në KZAZ e Gjirokastrës.
Gjithashtu pritet që ditën e sotme të ketë një numër të shtuar të emigrantëve që udhëtojnë drejt jugut të vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Sipas të dhënave rezulto se një ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë në vend 2900 qytetarë që në bazë të të dhënave rezulto një lëvizje normale.


