Gjendet i vdekur 49-vjeçari në lumin Buna, ishte zhdukur tri ditë më parë

Aktualitet

Gjendet i vdekur 49-vjeçari në lumin Buna, ishte zhdukur tri

Një 49-vjeçar, i cili ishte zhdukur para tre ditësh nga banesa, është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Buna.

Policia thotë se rreth orës 11:25, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion