"Nesër reshje e rrezik përmbytjesh", IGJEUM del me njoftim për qarqet e rrezikuara

Aktualitet

"Nesër reshje e rrezik përmbytjesh", IGJEUM del me njoftim

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se gjatë ditës së nesërme, datë 17.04.2024 parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesnatës.

Në orët e para të ditës parashikohen reshje shiu në formën e rrebeshe të shpejta dhe stuhi të herëpashershme me shkarkesa, të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematika në Veriperëndim si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare.

Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës.  

"Nesër reshje e rrezik përmbytjesh", IGJEUM del me njoftim

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive.

Në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera. 

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET
---------------------------------------------------
Nesër (e mërkurë, dt.17) do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
PARASHIKIMI METEO
----------------------

RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt. 16) dhe nesër (e mërkurë, dt. 17) në qarkun Shkodër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, reshje intensive në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

TEMPERATURA
Nesër (e mërkurë, dt. 17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 19 °C
në vendet e ulëta: 12 / 18 °C
në vendet malore: 9 / 14 °C

ERA
Sot pasdite (e martë, dt. 16) dhe nesër (e mërkurë, dt. 17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

ME TE LEXUARAT