“Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”, Balla përplaset me Bardhin tek “Ligjet”: Këtë huq të keq...

Politikë

“Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”, Balla përplaset

Ministri i Brendshëm. Taulant Balla dhe kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi janë përplasur në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të projekligjit për prefektin e qarkut.

Përplasja mes Ballës dhe Bardhit erdhi sepse ky i fundit ndërhyri gjatë fjalës së ministrit, ndërsa Balla i tha se “ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”.

Bardhi: Vazhdoni videoklipin me qenë se e kemi që japim fjalën njëri-tjetrit

Balla: Nuk kam dyshim që votoni kundër pa ditur se çfarë votoni sepse kam shumë vite në Kuvend. Ndjej keqardhje sepse nëse do t’i zbardhte dikush ndërhyrjet që erdhën nga deputetët e opozitës.

Ju ndërhyva gjë kur folët, keni një huq të keq që duhet ta ndryshosh. Ti fle gjumë herët se të ka ngelur nga Luli kjo. Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët. Ta mbaroj, ti gënjen

Bardhi: Po pse?

Balla: Edukata është si këmisha e bardhë që shkon me çdo veshje, dhe mbaj në përgjithësi këmishë të bardhë, të them që gënjeve.

 

ME TE LEXUARAT