Gara për tre vende vakante në SPAK/ Ambasada amerikane: Po ndjekim nga afër procesin

Aktualitet

Gara për tre vende vakante në SPAK/ Ambasada amerikane: Po ndjekim nga

SHBA thekson se po ndjekin nga afër procesin lidhur me garën e prokurorëve për tre vendet e fundit vakante në SPAK. Në një reagim në rrjete sociale, ambasada amerikane në Tiranë thekson se SHBA-të presin që ky procesi të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar

Reagim i ambasadës amerikane:

Ambasada Amerikane po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kandidatët për prokurorë që aplikojnë për tre vendet vakante të fundit në SPAK.

Shtetet e Bashkuara presin që ky proces vendimtar të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbështet shtetin e së drejtës. SPAK mbetet një pjesë kritike e kësaj përpjekjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion