Gara për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit, kush janë kryeshefat që rigarojnë për të mbajtur postin
Pas emërimit të Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, gara u hap edhe për drejtues Policie në 12 qarqet e vendit. Kjo garë ka ngjallur mjaft interes tek dhjetëra efektivë.
Burime për mediat bëjnë me dije se në këtë garë deri më tani janë mbi 43 aplikantë të cilët kanë dorëzuar dokumentacionet për drejtues qarqesh.
7 nga 12 drejtuesit aktualë të Policisë së Shtetit kanë riaplikuar për të mbajtur postin drejtues të Policisë.
Emrat e drejtorëve aktualë që kanë garuar janë:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës.
Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policisë së Lezhës.
Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë.
Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korçë.
Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës.
Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë
Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit.
Ilir Proda u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas një procesi konkurrimi me më shumë se 10 drejtues të lartë policie.
Emërimi i tij u konfirmua nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Proda ka një karrierë gati 19-vjeçare në Policinë e Shtetit, duke filluar si specialist i policisë kriminale në vitin 2005 dhe duke përfituar nga përvoja në role të ndryshme në policinë e Elbasanit dhe në poste të tjera të larta.
Ai ka kaluar të gjitha fazat e verifikimit nga organet ligjzbatuese, duke përfshirë procesin e pastërtisë së figurës, dhe është zgjedhur mes disa kandidatëve për të drejtuar Policinë e Shtetit.
Proda ka pasur një karrierë që ka përfshirë poste të ndryshme, përfshirë drejtor në Elbasan, dhe ai është i njohur për përvojën e tij në hetimin e krimeve.