Furnizimi me energji për festën, OSHEE: Grupe në terren për të regulluar çdo avari të mundshme

Aktualitet

Furnizimi me energji për festën, OSHEE: Grupe në terren për

Grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të jenë në terren gjatë 31 dhjetorit për të garantuar furnizimin me energji për 1 milion e 300 mijë abonentët apo rregullimin e defekteve sa më shpejt në rastet kur mund të ketë probleme në rrjet.

“Kemi bërë investime prej kohësh, edhe mirëmbajtje. Ana organizative konsiton në faktin që ne kemi të organizuar në 11 drejtori rajonale dhe në drejtorinë e tensionit të lartë, që mbuylojnë shqipërinë nga vermoshi në konispol, janë 1.500 punonjës, të ndarë në 219 grupe, me suport dhe me mjete në terren. Në momnentin që dikujt i ikën energjia. Të jemi sa më afër dhe të minimizojmë kohën e riparimit të defekteve.”

Thirrja që OSHEE bën për abonentët në këtë natë të ndërrimit të viteve është të mos i përqendrojnë të gjitha gatimet vetëm një fashë orare, për të shmangur mbingarkesën në rrjet.

“Filloni që tani të piqni dhe të përgat8isni tryezën, mos e lini për në darkë për shkak të rritjes së ngarkesës sepse mund të ndodhin defekte të ndryshme, që kurrkush nuk mund t’i parandalojë dot.”

Për çdo rast , OSHEE ka në dispozicion numrin e call center, ku mund të raportohet çdo problematikë në të gjithë Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT