Fundjavë në natyrë, Yuri Kim ngjit Malin e Korabit: Këtu gjej forcë dhe…

Ditën e sotme, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka vendosur të eksplorojë vendin tonë. Mësohet se ajo ka ngjitur Malin e Korabit, të cilën e ajo e quan si diçka që i fal shumë ndjesi të mira. Lajmin e bëri me dije vetë Yru Kim përmes një postimi në Twitter.
“Ndërsa verës i vjen fundi, kam qenë duke reflektuar për sfidat dhe mundësitë që më presin. Vendosa që të përgatitem duke ngjitur majën më të lartë të Shqipërisë, Malin e Korabit. Nuk e di nëse ka të bëjë me faktin që rrënjët e familjes sime janë në male, por gjithmonë gjej forcë dhe frymëzim në malësitë e Shqipërisë”, shkruan ajo.
As summer comes to an end, I’ve been reflecting on the challenges & opportunities ahead. Decided to prepare by climbing ????????’s highest peak, Mt Korabi (2764m). Don’t know if it’s because my family roots are in the mountains, but I always find strength & inspiration in ???????? highlands. pic.twitter.com/N6I88SurlH
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 5, 2021
Ndërkohë, Yuri Kim që nga fillimi ka treguar interes për të eksploruar Shqipërinë.


