Shkodër/ Arrestohen tre 20-vjeçarë për shitje kanabisi! Në pranga dhe një 18-vjeçar, policia i gjeti pistoletë me vete

Aktualitet

Shkodër/ Arrestohen tre 20-vjeçarë për shitje kanabisi!

SHKODËR - Policia e Shkodrës njofton arrestimin e 3 20-vjeçarëve, të cilët dyshohet se për disa disa muaj kanë shitur lëndë narkotike. Në dyshimet për pjesëmarrje në këtë veprimtari kriminale, blutë kanë vënë nën hetim edhe një 34-vjeçar. 

"Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

- G. B., 20 vjeç, banues në fshatin Ktosh;
- D. R., 20 vjeç, banues në Koplik;
- K. P., 22 vjeç, banues në fshatin Lohë e Poshtme.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 34 vjeç",- njofton policia.

Gjatë kontrolleve, blutë sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 5 aparate celularë. Në kuadër të të njëjtit procedim penal, gjatë zhvillimit të hetimeve në muajt qershor dhe korrik 2026, janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.

Po ashtu, blutë bëjnë me dije arrestimin në flagrancë të një 18-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza.

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në Pulaj-Plazh, Velipojë",- njofton policia.

ME TE LEXUARAT