Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte!

Aktualitet

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes të shtuar.

Sipas njoftimit të bashkisë, territori i Vlorës mund të ndikohet nga reshje intensive, stuhi lokale dhe erëra të forta, të cilat mund të sjellin ndryshime të menjëhershme të kushteve atmosferike.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes maksimal në zonat bregdetare, veçanërisht në plazhe dhe në det.

Gjithashtu, Bashkia Vlorë ka rikujtuar qytetarët që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë, pasi temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

Qytetarëve u kërkohet të njoftojnë shërbimet e emergjencës për çdo situatë që mund të paraqesë rrezik.

ME TE LEXUARAT