FOTO/ Makina humb kontrollin në aksin Shkodër- Lezhë, përplaset me një kamion

Aktualitet

FOTO/ Makina humb kontrollin në aksin Shkodër- Lezhë,

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Shkodër- Lezhë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Shkodër. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:45 kur 61-vjeçari me iniciale Z. C., dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një kamionin.

Më tej bëhet me dije se kamioni drejtohej nga 48-vjeçari me iniciale M. M. Si pasojë e përplasjes, është lënduar shoferi i makinës dhe pasagjeri që udhëtonte me të, 80-vjeçari me iniciale Gj.C.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion