Virusi që ka alarmuar Kinën mbërrin dhe në Britani, shënohen 20 rastet e para

Virusi që ka alarmuar Kinën është përhapur dhe në Britani të Madhe. Rastet e metapneumovirus human (HPMV) janë dyfishuar në Britani gjatë muajit të kaluar ndërsa ekspertët e virusit nxisin autoritetet Kineze të ndajnë informacione thelbësore rreth shpërthimit.
Sipas vëzhgimeve të fundit të Britanisë së Madhe tregojnë se janë 20 raste të infeksionit të frymëmarrjes që mund t’i atribuohen të HPMV, me raste që rriten sidomos tek fëmijët poshtë moshës 5 vjeç.
Anketimi vjen pasi spitalet kineze raportojnë të jenë të mbimbushura me pacientë me HPMV, të cilat së pari prekin fëmijët. Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar nga HMPV sepse sistemi i tyre imunitar po zhvillohet ende.
Në Angli është përhapur gjithashtu edhe Norovirus. 5 spitale janë mobilizuar duke punuar me kapacitete të plota, ndërsa mësohet se disa paciente duhet të presin 50 orë në radhë. Më shumë se 5 mijë pacientë janë shtruar në spital me virus gjatë Krishtlindjeve dhe periudhës së Vitit të Ri.
Javën e kaluar, ishte një mesatare e 4 mijë pacientëve me virozë në spitale do ditë, pothuajse 3.5 mijë herë më shumë se javën e kaluar, përfshirë këtu 211 në gjendje kritike.


