Ulja e çmimit të energjisë për abonentët familjarë, Bordi i ERE shtyn mbledhjen

Aktualitet

Ulja e çmimit të energjisë për abonentët

Shtyhet për nesër në orën 11:00, mbledhja e parashikuar e Bordit të ERE për të shqyrtuar kërkesën e qeverisë për uljen e çmimit të Energjisë Elektrike.

Dy muaj pasi u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, propozimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë është marrë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Vendimi që pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti pritet të merret në mbledhjen e të mërkurës së Bordit të Entit Rregullator të Energjisë.

Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.

Ulja e çmimit pritet të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës./a 2

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion