FOTO, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun: Më ngacmonte gruan

Aktualitet

FOTO, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga

Durres - Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau para një jave shokun e tij Branko Shkoza në zonën e Spitallës në Durrës.

Ai dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

Babai  i viktimës më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi  33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se autori banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza Shkozën i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Bazuar në dëshminë e autorit dhe hetimet e para dyshohet se janë zënë pasi autori pretendonte se viktima i kishte ngacmuar të shoqen.

Në sherr e sipër e ka shtyrë dhe hedhur në kanal ku më pas u gjet pajetë. Gjithsesi nuk është ende i qartë motivi i ngjarjes dhe po punohet për ta zbardhur plotësisht atë.

ME TE LEXUARAT