Mbi 5 nxënës, me çrregullime mendore nga tullumbacet e azotit në Tiranë

Aktualitet

Mbi 5 nxënës, me çrregullime mendore nga tullumbacet e azotit

Në Shërbimin e Adiktologjisë dhe Toksiokologjisë Klinike pranë QSUT-së gjatë vitit 2023 ka qenë 491, prej të cilëve 328 janë pacientë të hospitalizuar dhe 163 të trajtuar ambulatorisht, raportohet në media.

Numri më i madh i përdoruesve të drogës në vendin tonë, që ka marrë trajtim në Shërbimin e Adiktologjisë dhe Toksiokologjisë, kanë qenë nga qarku i Tiranës.

Përsa i përket numrit të nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të trajtuar si përdorues të lëndëve narkotike, gjatë periudhës 2023-2024 janë regjistruar 5 fëmijë të kësaj grupmoshe. Ata kanë pasur çrregullime të shëndetit mendor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ministrisë, këto probleme kanë ardhur si pasojë e përdorimit të “tullumbaceve”, ose oksidit të azotit, përdorimi i së cilit shënoi një rritje të ndjeshme vitin e fundit. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë thotë se lënda narkotike më e përdorur nga të rinjtë është kanabisi. Por rezulton se pacientët më të shumtë në numër, që janë paraqitur për ndihmë të specializuar, kanë qenë përdorues të kokainës, kryesisht persona mbi 18 vjeç./CitynewsAlbania-Cna

ME TE LEXUARAT