“Më kërcënuan me jetën e vajzës kur isha në përgjim”, Dr. Prifti: Nuk u dhanë urdhër mbrojtje

Aktualitet

“Më kërcënuan me jetën e vajzës kur isha në

Mjeku i njohur Edvin Prifti, ka tregua të gjithë kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar vitet e fundit, që nga përballja me drejtësinë e deri te kërcënimi me jetën e vajzës.

Ai tha se ishte tronditur nga mesazhet kërcënuese që kishte marrë për jetën e vajzës dhe kërkoi ndihmën e të gjithëve, por e vetmja përgjigje që mori ishte: “Shko denoncoje”.

Por kardiokirurgu Prifti tregon se edhe pse e ka denoncuar rastin, familjarët e tij nuk morën urdhër mbrojtjeje.Pjesë nga biseda:

Borakaj: Është e vërtetë që ju kërcënuan me jetën e vajzës?

Prifti: Po është e dokumentuar.

Borakaj: E denoncuat ju?

Prifti: Kam marrë kërcënime të tmerrshme, të turpshme. Kam komunikuar me të gjithë personalitet e asaj kohe që të më ndihmonin dhe e vetmja përgjigje që mora ishte denoncoje. Unë e denoncova. Në 22 dhjetor 2020, një muaj e gjysëm para se të më arrestonin. Ajo që ndodh ësthë se në kohën që unë përgjohesha Prokuroia e Tiranës përgjointe edhe këta persona, që flisnin hapur, ku thoshin mos ja jep numrin e telefonit filanit se futemi në burg. E çfarë sekretesh kishin ata përveçse dakordësisë që kishin bërë me institucionet shtetërore.

Prifti: Duke më përgjuar në shtëpi mua, çdo gjë familjare që bëj dhe që kam. Duke u fokusuar te këto elementë, dhe ti e di që unë kam një sasi parash në shtëpi në bazë të një marrëveshjeje që kam bërë. Ti më vjen në datë 9 shkurt dhe më sjell një letër për sekuestrimin e kartelës në punë, kjo ëhstë e kuptueshme se çfarë po ndodhte, shtëpia ime bastiset 2 ditë më mbrapa. Unë nuk kam thyer asnëj ligj, mua ligji shqiptar më jep të drejtën që kursimet e mia ti mbaj ku të dua unë. Ligji shqiptar më këkron origjinën.

Borakaj: I keni ju të gjitha të justifikuara?

Prifti: Padyshim, ato janë justifikuar me një ekspertizë kontabël  që ne e kemi depozituar 12 më 13 dhjetor 2021. Pas 3 vitesh më 8 shkurt mua më thonë që se kemi këtë dosje, dosja kishte fluturuar.

Borakaj: Pas një eksperience në Itali, Kanada dhe SHBA, pse u kthyet?

Prifti: U ktheva për arsye ekzluzivisht familjare. Pastaj duke ndenjur me familjen fillon marrdhënia tjetër, pastaj u bëra me vajzë. Kur jam kthyer në Shqipëri në fillim kam gjetur një vend që bënte 250-300 operacione në vit me zemër të hapur. Ishin dy chartera që niseshin çdo ditë nga Rinasi në Stamboll me njerëz që shisnin apartamentet e tyre dhe operoheshin në Turqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion