Nga portofoli te grabitjet në banesë, zbardhen 6 raste në Durrës. Arrestohet 44-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “July”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje të kryera gjatë muajit korrik 2026. Në kuadër të operacionit është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar.
Në pranga ka rënë shtetasi I. D., 44 vjeç, banues në Durrës.
Sipas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, 44-vjeçari dyshohet se, gjatë periudhës 14–24 korrik 2026, ka kryer disa vjedhje.
Konkretisht, ai dyshohet se ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një portofol, si dhe para dhe materiale në dy subjekte. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë vjedhje në një banesë.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga i arrestuari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshm /bw


