Shkodër, 25-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës, i ndodhi e papritura në lokal

Aktualitet

Shkodër, 25-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës,
Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë pas një incidenti të ndodhur mesditën e sotme në një lokal në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ambientet e një lokali, duke pësuar dëmtime në kokë.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i riu është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

25-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion