"Fermë kanabisi" në Nikel të Krujës/ Digjen 285 rrënjë drogë, 1 i arrestuar, në kërkim djali i tij

Aktualitet

"Fermë kanabisi" në Nikel të Krujës/ Digjen 285

Një person është arrestuar në Krujë dhe djali i tij është shpallur në kërkim, pasi në banesën e tij në Nikël të Krujës kishin kultivuar kanabis.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi B. L. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi R. L.

Në shtëpinë e tyre u gjetën të kultivuara 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në total, gjatë 11 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në të gjithë territorin e qarkut Durrës, janë asgjësuar 7362 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT