Hidhet në erë bankomati në Shkup, dyshimet e para
Lajmifundit
/
6 Qershor 2023, 11:57
Kosovë&Rajon

Një bankomat i një banke private është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit në Maqedoninë e Veriut mëngjesin e sotëm.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar.
Sipas dëshmitarëve okularë, policia ndodhet në terren dhe aktualisht po kryen kontrollin në vendin e ngjarjes.
Mësohet se eksplozivi ishte vendosur tek bankomati Bankës NLB.


