"Femra shqiptare të mos mbulohet", aktivistja i kthehet keq Buzhalës: Ju jeni islamofob
Një debat i fortë ka ndodhur në studion e emisionit "Opinion", mes gazetarit Berat Buzhala dhe aktivistes Edlira Durmishaj, për faktin nëse gratë dhe vajzat në Shqipëri duhet të mbulohen me shami.
"Sot e kësaj dite unë e mbështes faktin që femra shqiptare nuk duhet të jetë komplet e mbuluar", u shpreh Buzhala, duke provokuar reagimin e aktivistes, e cila i tha në sy se ai ishte "islamofob obsesiv".
Gjatë debatit, gazetari këmbënguli dhe më fort në qëndrimin e tij, duke pohuar se burka në Shqipëri duhet të ndalohet me ligj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Edlira Durmishaj: Unë e kuptoj përderisa ju keni problematika personale… unë mbaj mend që në hapësirën publike me ju jam njohur tek ai shkrimi i çadrave në Prizren dhe titujt kanë qenë goxha të ashpër dhe replikat…
Berat Buzhala: Sot e kësaj dite unë e mbështes faktin që femra shqiptare nuk duhet të jetë komplet e mbuluar.
Edlira Durmishaj: Ju jeni një islamofob obsesiv. Atëherë.
Blendi Fevziu: Edhe tani njësoj është nuk ka ndryshuar.
Berat Buzhala: As atëherë as tani. I mbroj ato qëndrime që duhet të ndalohet me ligj burka.
Edlira Durmishaj: Mendoj që duhet parë ndoshta edhe politikisht, ka ardhur koha, që të pranoni që jemi këtu mor njeri. Jemi këtu.
Berta Buzhala: Unë e di që jeni këtu.
Edlira Durmishaj: Jemi, jo vetëm frymojmë. Por jemi dhe jemi faktor. Dhe kjo prapë është politike.