Çfarë e shkaktoi shpërthimin në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir? Dalin detaje të reja

Aktualitet

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në Lushnjë ku

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë tragjike ditës së premte në Lushnjë, ku për shkak të një shpërthimi në një kapanon në Lushnjë, humbën jetën dy persona (babë e bir” si dhe u plagosën disa të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

Burime bëjnë me dije se vinçi në të cilën ndodheshin babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha (viktimat’ ishte duke ngritur bombola oksigjeni. Në momentin që vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë ka shpërthyer bombolat e oksigjenit

Roland Hoxha 55-vjeç alias Landi Verçani (ka ndërruar identitetin për shkak të dokumentacionit), humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij Elidoni ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe deputeti Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Roland dhe Elidon Hoxha sot kishin filluar punë, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Italia.

Në vendngjarje, përpos efektivëve të policisë mbërritën edhe ekspertët e Njësisë Antieksploziv, pasi në ambientet e kapanonit gjenden disa bombola, të cilat fatmirësisht nuk kanë shpërthyer.

Shpërthimi i shkaktuar nga bombolat me oksigjen, të cilat ranë kontakt me rrymën elektrike gjatë transportimit me vinç ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm në ambientet e kapanoni, por edhe në bizneset përreth, pronarët e së cilëve shprehen se janë tronditur nga ngjarja.

ME TE LEXUARAT