Biden thotë se SHBA do të fillojë dërgimin e ndihmave ajrore në Gaza

Bota

Biden thotë se SHBA do të fillojë dërgimin e ndihmave ajrore

Presidenti Joe Biden tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza, një ditë pas vdekjes së më shumë se 100 palestinezëve në një kolonë ndihmash.

“Ne duhet të bëjmë më shumë dhe Shtetet e Bashkuara do të bëjnë më shumë,” u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në fillim të një takimi me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Në ditët në vijim ne do të bashkohemi me miqtë tanë në Jordani dhe të tjerët në sigurimin e ushqimeve dhe furnizimeve shtesë”, tha Biden në Zyrën Ovale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shtetet e Bashkuara do të shikojnë gjithashtu “mundësinë e një korridori detar” për të dërguar sasi të mëdha ndihme në Gaza, ku banorët përballen me mungesë të madhe ushqimi, uji dhe ilaçesh”, tha Biden.

Presidenti amerikan shtoi se ai do të “ngulte këmbë” që aleati i Izraelit, i cili ka goditur territorin palestinez që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor, të lejojë më shumë kamionë ndihma.

ME TE LEXUARAT