Pogradec/ Plagosën 27-vjeçarin, arrestohen pas disa orësh autorët
Janë kapur autorët e plagosjes së Alted Olldashit, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në Pogradec.
Burimet bëjnë me dije se autorët kanë qenë 2 persona, Deist Meko dhe Klajdi Lotis, të dy banues në Pogradec. Ata janë kapur nga komisariati i këtij qyteti pak orë pas plagosjes së kryer. Momentalisht, autorët ndodhen në ambjentet e komisariatit, ndërsa pritet të bëhet edhe arrestimi i tyre.
I plagosuri Jolldashi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak se ka nje plumb në gjoks.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas informacioneve, ai do të arrestohet nga policia, pasi dyshohet se është përsoni që ka qëlluar i pari drejt personave të tjerë me një pistoletë me mulli. Konflikti mes palëve ka filluar pak kohë më parë, kur Jolldashi ka goditur vëllain e Mekos, ndërsa sot ky i fundit ka shkuar për t’u sqaruar, por Jolldashi ka nxjerrë pistoletën (i llojit me mulli) dhe ka qëlluar 5 herë drejt tyre. Më pas, autorët i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur.
Njoftimi i Policisë:
Në pranga, të dy personat e përfshirë në konfliktin me armë.
Sekuestrohen dy armët e zjarrit, të përdorura nga autorët e krimit.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Tushemishtit, si dhe falë negociatave të bëra nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e tyre. Konkretisht u vunë në pranga shtetasit:
D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec.
Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.