Familjari zbulon bisedën e fundit me viktimat: Po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha në pyll

Aktualitet

Familjari zbulon bisedën e fundit me viktimat: Po kalojmë mirë,

Ditën e sotme do përcillen për në banesën e fundit 3 pjestarët e familjes nga Gjilani, që humbën jetën pasi u helmuan në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se gjyshja, djali dhe nusja, kishin mbledhur kërpudha në pyll dhe i kishin gatuar, duke çuar në vdekjen e tyre. Vëllai i viktimës ka treguar për mediat bisedën e fundit më vëllanë e tij.

“Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll’. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nena dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalëzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, tha ai.

Kujtojmë se më herët në këtë mëngjes, janë arrestuar dy mjekët që i dhanë mjekimin e parë tre pjestarëve të familjes nga Gjilani. Mbi ta rëndon akuza “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi ata nuk e kanë kuptuar helmimin, duke i dërguar në banesë pas një serumi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion