Familjarët gjejnë pa shenja jete në banesë 38-vjeçarin në Tiranë
Lajmifundit
/
30 Shtator 2025, 11:12
Aktualitet

Një 38-vjeçar nga Kamza është gjetur i pajetë nga familjarët në banesë.
Policia bën me dije se shtetasi A. B., është konstatuar nga familjarët pa shenja jete, teksa paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


