Falsifikonin tamponët e “COVID”, arrestohen disa persona, të punësuar në agjenci udhëtimi

Aktualitet

Falsifikonin tamponët e “COVID”, arrestohen disa persona,

Policia e Durrësit ka goditur dy raste të tjera të mashtrimit dhe falsifikimit të tamponëve “COVID-19”, kundrejt përfitimit. Prangosen 5 person, si dhe procedohet penalisht 1 shtetase.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë të punësuar pranë agjensisë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”.

Në pranga kanë rënë një 65-vjeçare dhe dy 24-vjeçare, si dhe dy djem të rinj 25 dhe 23 vjeç, ndërsa është proceduar një 40-vjeçare.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim administratori i  laboratorit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion