Kanosi me armë të dashurën e mitur pse doli me shoqërinë, arrestohet 21-vjeçari nga Korça!

Aktualitet

Kanosi me armë të dashurën e mitur pse doli me

Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur me armë të dashurën e tij 15-vjeçare dhe shoqen e saj 20-vjeçare, pasi kishin dalë në shoqërinë e të tjerëve. Donald Lato, 21-vjeç, nga xhelozia pse e dashura e tij 15-vjeçare kishte dalë me shoqërinë, i ka shkruar asaj dhe e ka kanosur me armë.

Sipas dëshmisë së të miturës, ajo është konfliktuar më 21-vjeçarin për arsye xhelozie dhe më pas kishte dalë me shoqërinë. Kjo ka bërë që 21-vjeçari nga Gjonmadhi i Korçës ta kërcënojë dhe kanosë me armë.

15-vjeçarja jeton me gjyshërit, pasi prindërit i janë vrarë në 2014 në fshatin Gjonmadh. Më 7 janar 2014 4 persona mbeten të vrarë nga Bashkim Latollari, i cili fillimisht vrau çiftin  Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas Belimon dhe Danjela Meçollari. Ngjarja ka motive xhelozie pasi autori i ngjarjes  ka pasur një lidhje intime me Danjela Meçollarin 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion