Përplasen dy trena në Egjipt, humbin jetën 32 persona

Bota

Përplasen dy trena në Egjipt, humbin jetën 32 persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Egjipt, ku mësohet se dy trena janë përplasur, duke shkaktuar vdekjen e 32 personave. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë qytetit egjiptian të Sohag, rreth 300 milje në jug të Kajros. Sipas raportimeve të para, autoriteti hekurudhor i vendit tha se frenat e emergjencës në trenin e parë u aktivizuan nga “individë të panjohur”, duke bërë që treni të ndalonte.

Treni i dytë më pas u përplas me të parin nga prapa, duke bërë që dy vagonë të dilnin nga binarët. Për pasojë, dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe shumë prej të plagosurve kanë mbetur të bllokuar.

Dhjetëra ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes ndërsa Ministria e shëndetësisë së Egjiptit tha se  të paktën 66 persona kanë mbetur të plagosur. Zyra e prokurorit publik ka urdhëruar tashmë  një hetim mbi përplasjen.

ME TE LEXUARAT