SPAK propozon Joni Ketën për kreun e BKH-së, KLP vendos në 2 dhjetor

Aktualitet

SPAK propozon Joni Ketën për kreun e BKH-së, KLP vendos në 2

Pas më shumë se katër muajsh verifikimesh, intervistimesh dhe kontrolli të plotë integriteti, komisioni i posaçëm i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ka propozuar hetuesin Joni Keta për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit për pesë vitet e ardhshme.

Procesi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, filtronte 7 kandidatë, mes tyre katër efektivë policie, dy hetues të BKH-së dhe një prokuror, duke finalizuar sot emrin e vetëm që i kalon për vendimmarrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar“, thuhet në njoftimin e SPAK.


KLP pritet të zyrtarizojë emërimin e Ketës në mbledhjen e 2 dhjetorit, ndërsa më 11 dhjetor pritet gara tjetër e rëndësishme: zgjedhja e kreut të ri të SPAK, që mbyll një prej proceseve më të ndjeshme të drejtësisë së re.


7 Garuesit për kreun e BKH-së ishin Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta./vizionplus.tv

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion