Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, dyshohet për disa të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, dyshohet për

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes ka edhe disa të plagosur.

Tre personat e lënduar janë shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit por ende nuk duhet gjendja e tyre shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion