Emri/ U gjet i vrarë me armë zjarri brenda Benz-it në Shkodër, kush është viktima

Ramazan Mataj mësohet se është personi i cili u gjet mëngjesin e sotëm i vrarë me armë zjarri në makinën e tij, në fshatin Dragoç të Postribës. Trupi i pajetë i Ramazan Matajt, rreth 33-vjeç, u gjet në makinë nga banorët e zonës. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar autorët e kësaj vrasjeje.
Blutë shprehen se është qëlluar në drejtim të tij nga një makinë tip "Benz", me drejtues shtetasin R.M.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


