Emri/ Tentoi t'i vriste policët me hanxhar, shqiptari dënohet me 8 vite burg!

Aktualitet

Emri/ Tentoi t'i vriste policët me hanxhar, shqiptari dënohet me

Një shqiptar është dënuae me 8 vjet burg pasi u fut në një komisariat në Linzit i armatosur me qëllim për të vrarë policët që ndodheshin në krye të detyrës.  Shqiptari Arlindo M., në shtator rreth orës 02:40 hyri në komisariat i armatosur me një hanxhar me gjatësi tehu prej 47.3 centimetra me qëllim që të vriste të gjithë policët aty.

Prokurorja publike kërkoi në fillim njëmbëdhjetë vjet burg,  shkruan bild.de.

Ai goditi dritaret me hanxhar rreth 50 herë dhe bërtiti se ishte këtu për të vrarë policët dhe nuk do të ndalonte derisa të vdiste vetë..Sipas akuzës ai fjalë për fjalë ka bërtitur:

“Unë do të ju vras, Allahu Ekber, Allahu Ekber, dhe do të shkoj drejt te Zoti!” Një polic më në fund i dha fund situatës së rrezikshme dhe mundi të mposhtte Arlindo M. me një Taser dhe ta arrestonte atë.

Në banesën e tij, hetuesit gjetën prova konkrete të radikalizimit të tij, si një flamur i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) i pikturuar në mur. Sipas gjykatës, i pandehuri ishte radikalizuar paraprakisht, i ushqyer nga thirrjet në forumet e internetit të IS.

ME TE LEXUARAT