Refuzuan vaksinën anti-Covid, pezullohen 92 mjekë në Greqi
Lajmifundit
/
5 September 2021, 20:41
Bota

Greqia ka pezulluar dhe 92 punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor në Xanthi pasi refuzuan të vaksinohen.
Mediat greke shkruajnë se kjo përbën 14% të stafeve mjekësore në këtë zonë duke e rënduar më shumë pozitën e spitaleve.
Shkarkimi i stafeve shëndetësore i vendosin spitalet në një pozitë të vështirë duke qenë se situata e koronavirusit në Greqi vjen duke u përkeqësuar.
Sindikata e Punonjësve të Spitalit gjithashtu mbështeti vaksinimin, duke shprehur pakënaqësinë e tij të fortë me natyrën e detyrueshme të masës dhe efektet e saj në sistemin e Shëndetit Publik të Xanthi.


