Emri/ Po lëvizte me motoçikletë, aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali

Aktualitet

Emri/ Po lëvizte me motoçikletë, aksidentohet për vdekje

Leonard Uruci është shqiptari që ndërroi jetë në Itali pas një aksidenti rrugor.

46-vjeçari po udhëtonte me motoçikletë kur u përplas me një makinë në Milano në rrugën Pisanello rreth orës 21:00 (18 qershor). Pavarësisht ndihmës së dhënë në spital fatkeqësisht shqiptari nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra.

Paraprakisht sipas autoriteteve italiane 46-vjeçari, duke drejtuar një Ducati, po vinte nga Piazzale Brescia në drejtim të Piazzale Siena. Në semaforin që kryqëzon rrugën me Via Rembrandt, një shofer i një Peugeot 2008 u kthye djathtas, duke mos i dhënë përparësi Ducatit.

Motoçikleta goditi makinën dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre automjete të tjera të parkuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion