Emri/ Ky është bosi shqiptar që trafikonte emigrantë drejt Britanisë, si u "tradhtua" nga fotot në TikTok!

Aktualitet

Emri/ Ky është bosi shqiptar që trafikonte emigrantë drejt

Një bos shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani, është kthyer fshehurazi në Angli pasi kreu gjysmën e dënimit me dhjetë vjet burg në Belgjikë. Kështu shkruan e përditshmja britanike Daily Mail në një artikull të botuar.

Alket Dauti, 36 vjeç ishte koka e një bande shqiptare që kontrabandonte emigrantë; përfshirë fëmijë më kamionë frigoriferikë nga Belgjika. Ai u arrestua në banesën e tij në Penge, periferi në Londrën Juglindore, në vitin 2018. Dauti u ekstradua në Belgjikë vitin e ardhshëm, ku tashmë ishte dënuar me dhjetë vjet në mungesë për drejtimin e operacionit të kontrabandës. Në seancën e tij gjyqësore u zbulua se Dauti, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, jetonte me një vizë të skaduar në vitin 2018. Atij duhej t'i ndalohej rihyrja për shkak të veprës penale.

Një hetim i Mail on Sunday ka zbuluar se ai kreu vetëm pesë vjet burg në Belgjikë dhe u deportua në vendin e tij të lindjes. Por burime në Shqipëri thanë se ai u largua vitin e kaluar drejt Europës. Ndërkohë sipas llogarive të Dautit në TikTok , Instagram dhe Facebook tregoi se ai jeton në Mbretërinë e Bashkuar të paktën që nga nëntori i kaluar.

Fotot në Facebook e shfaqën atë në Penge ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij përpara arrestimit. Javën e kaluar, Dauti postoi një video në TikTok ku shihet duke vozitur në atë që duket të jetë një rrugë banimi në Londër. Dy ditë më vonë, ai hoqi videon e publikuar.

Kur u pyet nga Mail on Sunday, se si arriti të kthehej, Dauti tha:

“Kam dokumente… Çfarë do të thotë që nuk kam të drejtë të kthehem? Nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar.”

Kur iu tha se Home Office nuk ka asnjë të dhënë në sistemet e kalimit të kufirit për kthimin e tij në Britani, ai paralajmëroi gazetarët anglez të mos shkojnë më në shtëpinë e tij. Alket Dauti u tha gazetarëve të Mail on Sunday, se ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar “ligjërisht” që nga qershori i vitit të kaluar.

Zyrtarët e Home Office i thanë Mail on Sunday -së se nuk kanë asnjë të dhënë për hyrjen e Dautit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo u ka shërbyer gazetarëve të mbërrijnë në përfundim se ai është futur ilegalisht./Daily Mail

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion