Alarm i rremë për bombë tek hotel "Plaza" në Tiranë, klientët dalin jashtë të alarmuar! Reagon policia

Aktualitet

Alarm i rremë për bombë tek hotel "Plaza" në

Një alarm për bombë ka tronditur sot qendrën e Tiranës, ku policia ka reaguar me shpejtësi duke rrethuar hotelin “Plaza”.

Personeli është evakuuar menjëherë, ndërsa njësitë antieksplozive po punojnë për të verifikuar dhe neutralizuar çdo kërcënim.

"Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Alarm i rremë për bombë tek hotel "Plaza" në

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit.

Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit. Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin", njofton policia.

Siç mund ta shihni nga pamjet, edhe klientët e alarmuar kanë dalë jashtë ambienteve të hotelit.

 

 

ME TE LEXUARAT