Emri, kapet me kokainë dhe 80 mijë euro cash, dënohet me 7 vite burg ish-futbollisti shqiptar!

Aktualitet

Emri, kapet me kokainë dhe 80 mijë euro cash, dënohet me 7 vite

Një 27-vjeçar shqiptar që u ndalua në Londër në janar të këtij viti, pasi u kap me kokainë dhe 80 mijë paund është dënuar me 7 vite e gjysmë burg. 

Ai është Gleni Goleci, të cilit pasi policia kontrolloi automjetin Hyundai që ai drejtonte i gjetën 1.5 kilogram kokainë dhe afërsisht 20 mijë paund cash në bagazh.

Oficerët e OCP kontrolluan gjithashtu banesën e tij në Brentford dhe gjetën gjashtë kilogramë kokainë dhe afërsisht 60 mijë paund.

Goleci kishre hyrë si emigrant ilegal pa vendbanim në Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu rezulton të ketë luajtur si futbollist për të rinjtë e Shkëndisë së Tiranës, përpara se të emigronte në Angli.

ME TE LEXUARAT