Emri/ Ja kush është polici 25-vjeçar që u dhunua nga disa persona në Kukës! Sherri nisi...

Aktualitet

Emri/ Ja kush është polici 25-vjeçar që u dhunua nga disa

Një efektiv policie jashtë shërbimit ka njoftuar sallën se po konfliktohet me disa persona. Aktualisht ndodhet në komisariatin e Kukësit që po bën kallëzimin.

Fillimisht kallëzimin efektivi i rrugores, i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin që pretendon se është konfliktuar me disa persona në rrugë, e ka bërë në Prokurorin e Kukësit.

Mësohet se polici i dhunuar është efektivi i rrugores Qazim Dogjani 25 vjeç. Debatoi disa ditë më parë me njërin prej autorëve.

“Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës. Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion