EMRI/ I mori 3 mijë euro ryshfet qytetarit për favorizim në gjykatë, GJKKO le në burg policin

Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Shuip Camin, oficerin e policisë gjyqësorë në policinë e Dibrës.
Po ashtu, edhe oficerit tjetër të policisë gjyqësorë në policinë e Dibrës, Aldo Puca i është lënë në fuqi masa “detyrim paraqitje”.
Shuip Cami akuzohet se i ka marrë qytetarit nën hetim, shtetasit F.K., shumën prej tre mijë mijë euro për të favorizuar pozitën procedurale të shtetasit A.Sh. në çështjen penale kundër tij.
Ndërsa, oficeri tjetër Aldo Puca, i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit A.Sh., akuzohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka pëmbushur në mënyrë të rregullt detyrën ligjore. Sipas SPAK, Aldo Puca duke qenë në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive, nuk ka kryer në kohën e duhur ndonjë veprim për referimin e tyre në prokurorinë përkatëse, por ka vepruar pothuaj dy vite më vonë.
Shuip Cami është nën hetim për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, ndërsa Aldo Puca për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”


