EMRI/ Humbi jetën nga zjarri në Burrel, zbardhet identiteti i viktimës

Aktualitet

EMRI/ Humbi jetën nga zjarri në Burrel, zbardhet identiteti i

Zbardhet identiteti i viktimës nga zjarri në Burrel. Bëhet fjalë për 41-vjeçaren Fetie Cani, e paralizuar.

Kujtojmë se sot rreth orës 9 e 57 minuta është shfaqur një vatër zjarri në një banesë dy katëshe në qytetin e Burrelit.

Si pasojë e zjarrit, ka mbetur e bllokuar një vajze rreth moshës 40-vjeçare, e cila për fatin e keq ka humbur jetën, për shkak të asfiksimit.

“Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41 vjeçe(vajza e shtetases Sh.C).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion