"Atë kolegun tuaj e futën bandat”, Vokshi komenton arrestimin e Çyrbes tek “Sterilizimi”: Ta dinë fytyrën...

Komisioni Hetimor i Sterilizimit dhe Check Up-it u përfshi sërish nga tensione që në nisje të mbledhjes.
Ndreca: Kemi treguar durimin maksimal edhe pse na janë shkulur mikrofonat, kemi ruajtur qetësinë që komisioni të bëjë hetimin, është shtyrë dy muaj puna e komisionit, nga na tjetër ju keni një keqkuptim shumë të madh.
Vokshi: Thuaji gjërat siç janë dhe mos deformo të vërtetën se je mësuar ta bësh këtë. Është votuar dhe dakordësuar.Ndreca: Nëse s’arrini ta kuptoni këtë, ju s’e keni durimin.
Vokshi: Të fusin në listë, siç ndodhi edhe me atë kolegun tuaj që e kishit edhe atë këtu para dy ditësh u futën bandat e flasin me atë lart, edhe ti kujton se duke shpëtu nga komisioni atë lart ti kujton se do të shpëtosh?
Ndreca: Unë s’kujtoj asgjë se s’të kam marrë leje ty unë kur kam qenë në punë se s’kam ditur që do të flas me Albana Vokshin. Po kur i firmos vëllai yt ato auditimet aty do të shkruhet.
Vokshi: Të njohin të gjithë
Ndreca: Më njohin mua të gjithë dhe të njohin ty të gjithë, por ta dinë fytyrën para meje. Vetëm se të kam në krah se për gjë tjetër as ma ndjen hiç.


