Debat në komisionin e Sterilizimit/ “Nuk është hajdute Albana”, Ndreca replikë Vokshit: Po pate ndonjë emër...

Aktualitet

Debat në komisionin e Sterilizimit/ “Nuk është hajdute

Ka nisur sërish me debate mbledhja e Komisionit për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë. Në debat u përfshinë demokratja Albana Vokshi dhe socialisti Plarent Ndreca. Vokshi iu drejtua Ndrecës duke thënë “Nuk është hajdute Albana”, ku deputeti iu drejtua duke i thënë “po pate ndonjë emër hajduti thuaje”.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Po ta kisha emrin Albana, ashtu do ishte

Vokshi: Tregon injorancë të thuash ‘unë jam Albana’. Nuk është hajdute Albana, ashtu siç ju dhe të tjerët të shkoni…

Ndreca: Po ke ndonjë emër hajduti provoje. Përvoje, se jeni trima kështu pa emra.

Vokshi: Kush janë dëshmitarët….

Ndreca: A do bësh mbledhje kryesie apo jo? Çfarë qëllimi ke? S’mund të rrimë gjithë ditën të dëgjojmë ty o zonjë.

Vokshi: O Petro dëgjo dëgjo, se as ti s’i di.

Ndreca: Janë listat e tua, jo të dakordësuara. I kemi me shkrim të dokumentuara.

Ne nuk funksionojmë si PD. Kryeministri i vendit s’ka lidhje me koncesionet. Kjo është arsye pse nuk kemi pranuar që të thirrjet, ndërsa arsyet tuaja janë politike. Nëse doni të bëni mbledhjen e kryesisë, hajde e bëjmë. Nëse doni ta prishni kjo është gjë tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion