EMRI/ Aksident i rëndë në Ksamil, humb jetën i riu pas përplasjes me furgon

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një furgoni, shtetasi Antonio Mateli rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, ka humbur jetën rrugës për në spital.
Mësohet se ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në aksident.
Ksamil/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në Rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, në Ksamil, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.


