Banorët e Dimalit dalin sërish në protestë kundër bashkimit me Bashkinë Berat (VIDEO)
Lajmifundit
/
3 Gusht 2026, 19:13
Aktualitet

Banorët e Dimalit kanë zhvilluar sërish protestë kundër reformës territoriale që parashikon bashkimin e kësaj zone me Bashkinë Berat.
Protestuesit kundërshtojne vendimin për ndryshimin e ndarjes administrative, duke kërkuar që Dimalit t’i ruhet statusi i bashkisë më vete.
Ata kanë shprehur shqetësimin se bashkimi me Beratin do të ndikojë në shërbimet ndaj qytetarëve dhe në zhvillimin e zonës.
Reforma territoriale, e cila parashikon riorganizimin e njësive vendore, ka sjellë reagime edhe në zona të tjera të vendit, ku komunitete të ndryshme kanë kundërshtuar ndryshimet e propozuara.


