Emri/ Aksident i rëndë në Greqi, përplasja fatale me makinën i merr jetën shqiptarit

Aktualitet

Emri/ Aksident i rëndë në Greqi, përplasja fatale me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Patras në Greqi, ku viktimë ka mbetur një 31-vjeçar shqiptar.

Motori me të cilin po lëvizte 31-vjeçari Erges Çobaj, u përplas me një automjet me targa shqiptare.

Automjeti që drejtohej nha 48-vjeçarja Natasha Saliaj nga Fieri dhe motori me të cilin po lëvizte viktima po lëviznin në të njëjtin drejtim në rrugën “Othonos Amalias”.

Përplasja anësore e motomjetit me makinën ka qenë fatale për 31-vjeçarin, i cili nuk i mbijetoi plagëve të mara.

Automjeti ka devijuar djathtas duke goditur hekurat mbrojtëse të rrugës, por pa probleme për drejtuesen shqiptare. Fillimisht 48-vjeçarja u arrestua nga policia, por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion