U vra sapo doli nga lokali në Gjermani, i jepet lamtumira e fundit ish-boksierit, Besar Nimani

Kosovë&Rajon

U vra sapo doli nga lokali në Gjermani, i jepet lamtumira e fundit

I jepet lamtumira ish-boksierit shqiptar, Besar Nimani i cili u vra të shtunën në Bielefeld të Gjermanisë.

Ai është varrosur në varrezat e myslimanëve në “Sennefriedhof”.

Policia gjermane ka nisur një operacion të madh për kapjen e të dyshuarve.

Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e autorëve. Bëhet fjalë për dy 33-vjeçarë, Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

Siç raportohet nga mediet gjermane të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve, 38-vjeçari shqiptar u qëllua me armë teksa po dilte nga një restorant i qytetit. Sipas ‘BILD’, Nimani vdiq në vend. Nimani në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm me armë zjarri.

Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Ai u tërhoq përfundimisht nga boksi në vitin 2019. Kujtojmë se ishin fillimisht familjarët e Nimanit ata që njoftuan vdekjen e boksierit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion