Emri, 32-vjeçari qëllon me thikë në kokë bashkëmoshatarin në Dibër! I riu dërgohet me urgjencë në spital!

Një 32-vjeçar është arrestuar pasi ka qëlluar me mjet të mprehtë bashkëmoshatari e tij me iniciale S.B.
Mësohet se Jorgo Koltraka i ka lënë dëmtime në kokë 25-vjeçarit i cili momentalisht ndodhet në spitalin e Dibrës.
"Dibër/ Dëmtoi me mjet të mprehtë një shtetas në kokë, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari. Shërbimet e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër dhe ata të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Jorgo Koltraka, 32 vjeç, banues në Peshkopi.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se 32-vjeçari, në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.


