(EMRAT) Vihet tritol në banesën e mësuesit në Shkodër, ishte mesazh për...

Aktualitet

(EMRAT) Vihet tritol në banesën e mësuesit në Shkodër,
Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e vogël lënde plasëse ka tronditur mbrëmjen e sotme lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30, kur persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së 60-vjeçarit Metin Bushati, i cili ushtron profesionin e arsimtarit.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, një nga pistat e hetimit lidhet me vëllanë e 60-vjeçarit, Gezim Bushati, dhe aktivitetin e tij në Gjermani.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion